Sport

Michael Schumacher sot mbush 54 vjeç, Ferrari nderon legjendën...

Scuderia e Ferrarit i uron ditëlindjen pilotit më të suksesshëm në historinë e saj (dhe atë të vetë Formula 1) me një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale që e portretizon atë në podium dhe në timon, duke rikthyer një ndjenjë kujtese dhe mirënjohjeje që nuk zbehet gjate viteve.

3 Janar 2023, 14:55 Nga DOSJA

Michael Schumacher sot mbush 54 vjeç, Ferrari nderon legjendën...

ITALI - Ferrari nuk harron, e po ashtu edhe ndjekësit e tij të pafund! Michael Schumacher mbush sot 54 vjeç dhe, padyshim jashtë rrethit të familjes së tij, urimet më domethënëse për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 vijnë nga Maranello.

Scuderia e Ferrarit i uron ditëlindjen pilotit më të suksesshëm në historinë e saj (dhe atë të vetë Formula 1) me një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale që e portretizon atë në podium dhe në timon, duke rikthyer një ndjenjë kujtese dhe mirënjohjeje që nuk zbehet gjate viteve.

Kujtim dhe mirënjohje nga ana e Ferrarit dhe fansave të tij ndaj Schumacher, i cili po kalon ditëlindjen e tij të dhjetë në privatësinë absolute te rezidenca e tij në Zvicër pas aksidentit me ski në shpatet e Meribelit. Atë të dielë, më 29 dhjetor 2013, kampioni gjerman (i cili ishte tërhequr përfundimisht një vit më parë nga F1 pas një periudhe të dobët 3-vjeçare me Mercedes) po shkonte në një pistë në resortin turistik të Savojës në shoqërinë e djalit të tij të dytë, Mick.

Michael Schumacher sot mbush 54 vjeç, Ferrari nderon legjendën...

Dhe si çdo vit edhe në këtë përvjetor të datëlindjes së legjendës së Ferrarit, “kokëkuqja” ka zgjedhur ta urojë ashtu siç të gjithë e kujtojnë, një pilot kampion.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Janar 2023, 14:37

Cristiano Ronaldo, pritet si një hero

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, ku të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ...