Sport

'Shi' krtikash për fotot sipër arkivolit të Peles. Selfie e Infantinos dhe e qeshura i vajzës së tij, nuk kalojnë pa u përfolur…

Vajza e tij ishte e gjitha e buzëqeshur, ndërsa shefi i FIFA-s nuk e humbi rastin për të fiksuar praninë e tij në ceremoni

3 Janar 2023, 15:16 Nga DOSJA

'Shi' krtikash për fotot sipër arkivolit të Peles.

BRAZIL - Nuk ishte një "moment i trishtuar", siç e quajti shefi i FIFA-s Gianni Infantino, për disa dhe për veten e tij, pelegrinazhi popullor në trupin e Peles në stadiumin e  Santosit, ku sjellja e shumëkujt shkaktoi reagime të forta për mospërputhjen e rastit me buzëqeshje, selfiet dhe fotot familjare.
Mijëra njerëz erdhën në stadium për t'i bërë nderimet e fundit futbollistit legjendar, pak orë para varrimit të tij, ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar emocione në mbarë botën. Megjithatë, kishte nga ata që pelegrinazhin popullor e ngatërruan me një festë, duke mos e fshehur entuziazmin për mundësinë që kishin për të pasur një rol të privilegjuar në lamtumirën e Peles.
Në qendër të fushës, ku ishte vendosur trupi i Peles, u gjet familja e tij. Djali i tij Edinho, një ish-portier i Santos dhe dy vajzat e tij ishin atje. Familja vendosi të bënte një foto përkujtimore të ngjarjes.

'Shi' krtikash për fotot sipër arkivolit të Peles.

Fotoja e vajzës së Peles duke buzëqeshur, ka shkaktuar reagime për qëndrimin e saj. 

'Shi' krtikash për fotot sipër arkivolit të Peles.

Mundësia u shfrytëzua edhe nga Gianni Infantino, i cili me rolin e tij institucional u gjend pranë bërthamës së ngushtë të familjes dhe ishte ndër të parët që doli në vendngjarje. Presidenti i FIFA-s shihet qartë në foto, duke bërë një selfie me celularin e tij, së bashku me njerëzit që qëndrojnë rreth arkivolit. Gianni Infantino mendoi se ishte momenti i duhur për një selfie me të afërmit e tij mbi arkivolin e futbollistit legjendar.

'Shi' krtikash për fotot sipër arkivolit të Peles.

“Ndjejmë emocion të madh, sepse Pele është një simbol i futbollit botëror. Nuk e pashë të luante, por e gjithë bota e di se kush është dhe çfarë ka bërë. FIFA dhe të gjitha Konfederatat do t'i bëjnë homazhe atij me një minutë heshtje në ndeshje. Një akt më i rëndësishëm do të jetë t'u kërkohet 211 anëtarëve të FIFA-s që të emërtojnë një stadium me emrin Pele, në mënyrë që pas 30, 40, 50 vitesh të gjithë ta dinë ende rëndësinë e tij, sepse ai është i përjetshëm. “FIFA me siguri do ta nderojë “mbretin” ashtu siç e meriton”, tha ai.
Në një foto tjetër, megjithatë, ai duket se po dëgjon me buzëqeshje gruan e Peles, e cila duket e shkatërruar.

'Shi' krtikash për fotot sipër arkivolit të Peles.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Janar 2023, 14:37

Cristiano Ronaldo, pritet si një hero

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, ku të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ...