Sport

Trajneri Rumanisë: "Pashë Kosovën... duhet ta kemi frikë!"

Marius Sumudica flet në prag të fillimit të ndeshjeve eliminatore të kampionatit europian, ku do t'i duhet të përballen në grup edhe me Dardanët

3 Janar 2023, 15:01 Nga DOSJA
Trajneri Rumanisë: "Pashë Kosovën... duhet ta kemi

RUMANI - Në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian, Rumania ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën, Izraelin, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Shumë pesimizëm ka në krahun e rumunëve, edhe për shkak të rezultateve të dobëta në vitet e fundit. Së fundmi ishte trajneri i njohur rumun, Marius Sumudica, i cili u shpreh se duhet të kenë kujdes edhe nga Kosova.

“Ne kemi nevojë për rezultate në nivel kombëtar. Nuk do të jetë e lehtë. Do të duhet të punojmë shumë për t’u kualifikuar. Pasi pashë gjithçka me detaje, tani kam frikë edhe nga Kosova”, tha trajneri për mediat rumune.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Janar 2023, 14:37

Cristiano Ronaldo, pritet si një hero

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, ku të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ...