Aktualitet

Merr flakë shkolla '5 Shkurti' në Mallakastër/ Digjen qindra libra, PD publikon denoncimin: Roja militant i PS-së, s'ishte në krye të detyrës

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor është mbyllur për festat e fundvitit dhe nxënësit kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre.

3 Janar 2023, 14:13 Nga a.l
Merr flakë shkolla '5 Shkurti' në Mallakastër/ Digjen
Shkolla '5 shkurti' Ballsh

MALLAKASTËR- Shkolla 9- vjeçare “5 Shkurti” në qytetin e Ballshit është përfshirë nga flakët këtë të martë. Mësohet se zjarri është evidentuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës, që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor është mbyllur për festat e fundvitit dhe nxënësit kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre. Raportohet se ka vetëm dëme materiale. Nga ana tjetër policia përmes një njofitmi paraprak njofton se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në ambientet e shkollës. Nga flakët janë djegur disa banka dhe depoja e librave. 

'Në datë 03.01.2023, në lagjen "5 Shkurti", Ballsh, në një klasë të një shkolle 9-vjeçare, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale në atë klasë. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit', njofton policia.

Rastin në fjalë e ka publikuar fillimisht kryetari i PD-së Sali Berisha i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale denoncimin e një banori të Mallakastrës, që ka akuzuar kryebashkiakun Qerim Ismailaj dhe bashkinë për dëmin që është bërë me politikat e shpërblimit të militantëve të PS-së. Sipas denoncimit, zjarri mund të ishte shmangur nëse rojet e shkollës do të ishin në punë, por po sipas banorëve ata janë militantë të PS-së dhe se kanë shmangur çdo lloj përgjegjshmëri duke mos qenë në vendin e punës e për pasojë flakët e zjarrit kanë djegur depon e librave dhe disa banka. 

Merr flakë shkolla '5 Shkurti' në Mallakastër/ Digjen
shkolla '5 shkurti'

DENONICMI: 

Përshëndetje Doktor,  jam nje qytetar nga Mallakastra. Shkolla “5 shkurti” në Mallakastër ka marrë flakë. Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje... Rojet e shkollës nuk janë paraqitur në punë që nga dita që janë futur roje se janë militantë të Partisë Socialiste dhe miq të Kryetarit të bashkisë. Për shkak se nuk kanë vajtur në punë asnjëherë dhe merrnin rrogën pa vajtur në punë... Rojet e shkollës nuk janë paraqitur asnjëherë në punë, se po të ishin në punë, duhet t’i parandalonin flakët.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./ Dosja.al

sali berisha merr flake shkolla ne ballsh

Sondazh

Poll