Aktualitet

Dyndje në pikat kufitare pas festave, Policia del me njoftim: Janë shtuar sportelet dhe masat për të shmangur trafikun

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën e trafikut të rënduar në pikat kufitare si pasojë e dyndjes së emigrantëve gjatë datave 1, 2 dhe 3 janar.

3 Janar 2023, 12:27 Nga a.l
Dyndje në pikat kufitare pas festave, Policia del me njoftim: Janë
Pika kufitare

TIRANË- Emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre të punës pas përfundimit të festave të fundvitit. Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me situatën e trafikut të rënduar në pikat kufitare si pasojë e dyndjes së emigrantëve gjatë datave 1, 2 dhe 3 janar. Ata njoftojnë se kanë marrë masa për të bërë të mundur lëvizjen e njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit. Sakaq, njoftohet se janë shtuar edhe sportelet në dalje të Republikës së Shqipërisë për të shmangur trafikun e rënduar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit/Vijon kthimi normal për në vendet e punës, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit.

Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptar që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme.

Masat, të koordinuara me homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.

Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit dhe që tashmë po kthehen në vendet e tyre të punës.

Pa masave të marra, në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.

dyndje ne pikat kufitare

Sondazh

Poll