Aktualitet

VIDEO/ Vrau 30-vjeçarin Cengu, momenti kur Dibran Hoxhaj dilte në intervista: Jeta ime si në filma

Kjo pasi Hoxhaj ftohej shpesh në intervista nëpër televionet shqiptare si dhe ato të Kosovës. 

3 Janar 2023, 13:44 Nga I.A
VIDEO/ Vrau 30-vjeçarin Cengu, momenti kur Dibran Hoxhaj dilte në
Dibran Hoxhaj

KOSOVË- Dibran Hoxhaj, pronari i klubit 'Kobra City' që vrau orët e para të mëngjesit të sotëm një 30-vjeçar nga Kukësi, Visar Cengu si dhe plagosi 27-vjeçarin Rufgen Shehu, nuk është emër i pagjohur për publiku shqiptar, por as edhe për drejtësinë. Kjo pasi Hoxhaj ftohej shpesh në intervista nëpër televionet shqiptare si dhe ato të Kosovës. 

Duke reklamuar jetesën prej luksi në rrjetet sociale si Instagram, ku numëron një numër të madh ndjekësish, prej 150 mijë, Hoxhaj gjeti rrugën e tij drejt televizioneve. Ai ka qenë shumë herë i ftuar në emisione si "Shqipëria Live"; "N'Kosovë Show" "Prive", ku ka folur për numrin e lartë të veprave penale që ka. Ndërkohë që në intervista shprehej se jeta e tij ishte si në flima dhe se i frikësohej vetëm Zotit. 

Ai gjithashtu ka dhënë intervista të shumta në televizionet Top Channel, Tv Llapi, Klan Kosova si dhe Insjaderi Tv, ku përveç veprave penale gjithashtu reklamonte dhe jetën e luksit që bënte.

 

dibran hoxhaj visar cangu vrasje ne prizren

Sondazh

Poll