Aktualitet

DETAJE/ Vrasja në klubin e natës 'Kobra City', Cengu dhe shokët nuk pranuan të paguajnë faturën 400 euro

Mësohet se Cengu së bashku me dy shokët e tij, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur si dhe Arben Basha nuk kanë pranuar që të paguajnë faturën ptrej 400 eurosh.

3 Janar 2023, 12:15 Nga I.A
DETAJE/ Vrasja në klubin e natës 'Kobra City', Cengu dhe
Dibran Hoxhaj

PRIZREN-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Visar Cengu në Prizren, mëngjesin e sotëm. Mësohet se Cengu, sëbashku me dy shokët e tij, Rufgen Shehu dhe Arben Basha nuk kanë pranuar të paguajnë faturën prej 400 eurosh.

Zënka fillimisht ka nisur me grushte dhe sende të forta, por, në momentin që tre shqiptarët nga Kukësi, po largoheshin me makinë, pronari i klubit, Dibran Hoxhaj, ka marrë armën që dhe ka qëlluar drejt tyre. Nga të shtënat, kanë mbetur të plagosur Shehu dhe Cengu, por ky i fundit humbi jetën teksa po shkonte në spital.

arben basha rufgen shehu dibran hoxhaj visar cengu vrasje ne prizren

Sondazh

Poll