Sport

Zabaleta, ndihmës i Silvinjos në krye të Shqipërisë, lajm që bën bujë në… Argjentinë

Caktimi i brazilianit Silvinjo, në krye të stolit të kombëtares kuqezi, është pritur me shumë kuriozitet në vendlindjen e teknikut 48-vjeçar, pasi ai është ende në hapat e para në botën e trajningut. Befasi gjithashtu prania e argjentinasit Pablo Zabaleta, i cili nuk e kishte fshehur interesin për trajningun

3 Janar 2023, 12:36 Nga DOSJA
Zabaleta, ndihmës i Silvinjos në krye të Shqipërisë,
Trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë, braziliani Silvinjo

BRAZIL - Lajmi i shpërndarë nga zyra e shtypit në FSHF-së, se braziliani i njohur si Silvinjo, do të drejtojë kombëtaren kuqezi të Shqipërisë në kualifikuese e Euro 2024, është pasqyruar gjerësisht në portalet më të njohura në vendin e sambas.

“LANCE”, “Globoesporte”, “ESPN” apo “UOL”, teksa është komentuar edhe misioni i Silvinjos dhe stafit të tij, për ta çuar Shqipërinë drejt Euro 2024 dhe për të përsëritur suksesin e vetëm të kuqezinjve në Euro 2016.

Por mbi të gjitha duket se ka bërë bujë fakti se pjesë e stafit të tij është Pablo Zabaleta, të cilin ai e kishte shok skuadre te Manccester Siti për një edicion. Në mediat argjentinase, pjesëmarrja e tij në stafin e Silvinjos ka bërë po aq bujë, pasi pakkush priste që nënkampioni i botës në vitin 2014 të niste karrierën në pankinë si krahu i djathtë i brazilianit.

Zabaleta, ndihmës i Silvinjos në krye të Shqipërisë,

Në mediat argjentinase është kujtuar se Zabaleta deri pak javë më parë kishte punuar si pjesë e panelit të BBC për Botërorin 2022 në Katar, teksa tani po niste këtë aventurë të re, pasi nuk e kishte fshehur asnjëherë se dëshironte të bëhej trajner në të ardhmen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll