Sport

Infantino bën selfie pranë arkivolit të Peles

Presidenti i FIFA-s bëri homazhe në trupin e Peles dhe më pas pranoi të bënte një selfie.

2 Janar 2023, 22:01 Nga k.m.
Infantino bën selfie pranë arkivolit të Peles
Gianni Infantino

BRAZIL- Veprimi i Gianni Infantino për të bërë një selfie pranë arkivolit të Peles ka shkaktuar bujë. Presidenti i FIFA-s mbërriti herët në stadiumin Santos për t'i dhënë lamtumirën mbretit të futbollit dhe pasi e bëri këtë dhe bisedoi me gruan e Pele (Martia Aoki) dhe djalin (Edinho), derisa më pas, ai u pa duke bërë një selfie pranë arkivolit.

Mesa duket ia kanë kërkuar, por presidenti i FIFA-s, sipas përdoruesit të rrjeteve sociale, duhet të respektojë vendin dhe momentin.

Presidenti i FIFA lajmëroi do të njoftonte se konfederata botërore do t'u kërkonte 211 anëtarëve të saj të emëronin një nga stadiumet e tyre me emrin Pele.

pele gianni infantino

Sondazh

Poll