Sport

Klopp shpërthen: “Të flasësh me gjyqtarët është si të flasësh me mikrovalën time”...

Trajneri gjerman i ‘Reds’ u ankua për arbitrimin e ndeshjes pas humbjes së Liverpool

3 Janar 2023, 11:24 Nga DOSJA

Klopp shpërthen: “Të flasësh me gjyqtarët

ANGLI - Jürgen Klopp ishte shumë i mërzitur me vendimet e arbitrit në humbjen 3-1 të Liverpoolit të tij kundër Brentford në Premier League. Trajneri gjerman i ‘Reds’ u ankua se "Brentford luajti deri në limit" në stadiumin ‘Gtech Community’, si dhe denoncoi, se goli i tretë (Bryan Mbeumo) duhej të anulohej.

"Goli i tretë nuk duhet të ishte një gol... kaq i thjeshtë. Nëse keni luajtur ndonjëherë futboll dhe keni marrë një shtytje të vogël, bini sepse nuk mund ta mbani ekuilibrin. Kjo është e drejtë dhe ju mund ta kundërshtoni këtë",- tha një Klopp i mërzitur, i cili beson se goli duhej të ishte anuluar për shkak të veprimit të mëparshëm të Bryan Mbeumo ndaj Ibrahima Konate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll