Sport

Beteja për jetën u fitua! Sébastien Haller kthehet në stërvitje me Dortmundin...

I munguar prej disa muajsh për shkak të një tumori testikular, Sébastien Haller u rikthye në stërvitje të hënën.

3 Janar 2023, 09:52 Nga DOSJA

Beteja për jetën u fitua! Sébastien Haller kthehet në

GJERMANI - Viti ka një fillim të mbarë për Sébastien Haller. Lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë (28 vjeç, 15 ndeshje, 4 gola), i lënë jashtë fushës që nga fillimi i sezonit për shkak të një tumori në testikuj, njoftoi të hënën rikthimin e tij në stërvitje në rrjetet e tij sociale.

Lajmi u bë i ditur nga vetë futbollisti, i cili në faqen e tij, ju uron të gjithëve vitin 2023, teksa paralajmëron edhe rikthimin e tij në stërvitje. “Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Dhe për mua nis shumë mire, sepse është sinonim i rikthimit në fushë! 2022 nuk ishte viti më i lehtë, por më përgatiti për të marrë të gjitha sfidat e reja që do të më ofrojë 2023. Mezi pres t'ju shoh të gjithëve përsëri,”- ka shkruar Haller.

Pas një sezoni të shkëlqyer në Ajax Amsterdam, që i dha vendin e 13-të në klasifikimin e “Topit të Artë” të fundit, Sébastien Haller nënshkroi verën e kaluar me Borussia Dortmund, për të cilën nuk ka evoluar ende, ndërsa iu nënshtrua dy operacioneve për të kuruar tumorin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll