Sport

VIDEO/ Dramë në futbollin amerikan! Damar Hamlin, dëmtohet dhe është në gjendje kritike për jetën. Ndërpritet ndeshja NFL-së

Ndeshja e futbollit të NFL të hënën në mbrëmje midis Cincinnati Bengals dhe Buffalo Bills u pezullua pasi lojtari Damar Hamlin, shfaqi gjendje kritike pas një ndërhyrjeje.

3 Janar 2023, 07:42 Nga DOSJA

VIDEO/ Dramë në futbollin amerikan! Damar Hamlin, dëmtohet dhe

SHBA - Dramë në NFL. Goditja e Damar Hamlin dhe lutje, lotë, pas rënies së tij në bar. Mbrojtësi i Buffalo Bills, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së NFL, që u përball me ekipin e tij kundër Cincinnati Bengals dhe tasni është në gjendje kritike për jetën.

Lojtari 24-vjeçar u rrëzua në çerekun e parë të ndeshjes së futbollit amerikan, të hënën në mbrëmje (MNF). Ai iu nënshtrua CPR (ringjallje kardiopulmonare) në fushë në stadiumin ‘Paul Brown’ dhe pas 16 minutash kujdes mjekësor, u dërgua me ambulancë në spital në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnatit.

Kolapsi i Hamlin erdhi pasi u përplas me Tee Higgins, duke marrë një goditje në gjoks. Ai u ngritur pa probleme të dukshme, derisa u rrëzua papritmas më pas.

Pasi u larguan nga fusha, lojtarët e Bills dhe Bengals u përgatitën për të filluar lojën, por Stefon Diggs u takua me të gjithë shokët e tij të skuadrës për të biseduar dhe trajnerët Zac Taylor (Bengali) dhe Sean McDermott (Bills) biseduan me gjyqtarët. Së bashku ata vendosën të pezullojnë ndeshjen me rezultatin 7-3 të favorshëm për Cincinnati në 21 minuta lojë.

Roger Goodell , komisioneri i NFL, konfirmoi në një deklaratë pezullimin e ndeshjes, duke raportuar se "Hamlin mori kujdes të menjëhershëm mjekësor në fushë nga ekipi, personeli i pavarur mjekësor dhe paramedikët lokalë". Gjithsesi, raportohet se gjendja e tij është kritike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll