Sport

KUJDES! Pamje të rënda- Homazhet e Pele, a do rezistojë fytyra e legjendës së futbollit?

Pele vdiq më 29 dhjetor, por mesditën e 3 janarit është vendosur për një pelegrinazh popullor ku fansat e tij mund ta shohin dhe prekin për herë të fundit.

2 Janar 2023, 21:53 Nga k.m.
KUJDES! Pamje të rënda- Homazhet e Pele, a do rezistojë fytyra e
Pele

BRAZIL- Koha po numëron mbrapsht për lamtumirën e fundit Pele. Pas pak orësh, pasditen e së martës, trupi i pajetë i mbretit të futbollit do të varroset në një varrezë në Sao Paulo, e cila ka pamje nga stadiumi ku ai shkëlqeu, atë të Santos. Që nga mëngjesi i së hënës, trupi i Peles është ekspozuar në pelegrinazh publik në stadiumin Vila Belmiro dhe do të qëndrojë aty për 24 orë. Ai u dërgua atje nga një kortezh me makina policie dhe zjarrfikëse të qytetit të cilat përshkuan më shumë se 80 km për të mbërritur nga spitali "Albert Einstein".

Fillimisht u vendos që arkivoli me trupin e Peles të mbyllej gjatë pelegrinazhit në stadiumin e Santos, por më pas, për shkak se brazilianët donin ta shihnin dhe preknin për herë të fundit, u vendos që të ekspozohej. Njerëzit që vizitojnë stadiumin për t'i bërë nderimet e tyre Peles mund ta shohin fytyrën e tij si dhe ta prekin atë. Pjesa tjetër e trupit të tij është e mbuluar me lule. Tashmë në arkivol është vendosur flamuri i Brazilit dhe Santos. Por si do të zgjasë 6 ditë fytyra e Peles?

Mjekët në spitalin ku vdiq Pele vendosën ta eutanizojnë për t'i shpëtuar fytyrën. Eutanazia – të cilës i është nënshtruar edhe Papa Ratzinger, i cili vdiq disa orë pas Pele – nuk është një balsamim i përhershëm, por shërben për të ruajtur trupin e të ndjerit vetëm përkohësisht, nga 10 deri në 15 ditë para varrimit.

Është një procedurë që arrihet duke injektuar një lëng konservues në sistemin arterial, si dhe disa trajtime më sipërfaqësore. Në këtë mënyrë ndërpritet përkohësisht dekompozimi i trupit duke bërë të mundur ekspozimin e tij. Në të kaluarën e njëjta gjë është bërë edhe me futbollistin e famshëm brazilian, Socrates.

Mijëra brazilianë kanë kaluar tashmë në stadiumin e Santos, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa familja e tij është atje, përveç nënës së tij 100-vjeçare, ka shkuar për ta nderuar.

Në stadiumin e Santos është gjetur babai i Neymar, i cili ka zhvilluar një bisedë me djalin dhe vajzën e Peles.

pele

Sondazh

Poll