Sport

Guardiola i befason tifozët e Man.City: “Nuk është e thjeshtë të zgjedh 11 titullarë”…

Spanjoli pas ndeshjes, zbuloi gjithashtu si i zgjedh lojtarët titullare çdo javë. Për të ka dy aspekte kryesore, humori dhe gjuha e trupit të lojtarëve të tij…

2 Janar 2023, 21:05 Nga DOSJA
Guardiola i befason tifozët e Man.City: “Nuk është e

ANGLI - Pep Guardiola ka zbuluar mënyrën e pazakontë se si e zgjedh 11-shen titullare të Manchester City. Me një skuadër me lojtarë kaq të talentuar dhe të klasit botëror nuk është shumë e lehtë të bësh zgjedhje. Në fakt, trajneri katalanas duhet të lërë gjithmonë në stol një numër yjesh dhe kampionësh.

Trajneri spanjol, i cili ka drejtuar Barcelonën, por edhe Bayern Munich, megjithatë, ka një sekret. Kriteri kryesor i tij i zgjedhjes është ‘gjuha’ e trupit të lojtarëve në stërvitje. Të shtunën, Manchester City barazoi 1-1 ndaj Everton në ‘Etihad Stadium’ dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Premier League, shtatë pikë pas Arsenalit. Pas avantazhit fillestar të nënshkruar nga Haaland, Everton barazoi rezultatin me Demarai Grey, duke shkatërruar festën e ‘Citizens’.

Pavarësisht barazimit zhgënjyes, Guardiola e komplimentoi skuadrën e tij. Tekniku gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, zbuloi gjithashtu se si zgjedh 11-shen titullare çdo javë. Për të ka dy aspekte kryesore, humori dhe gjuha e trupit të lojtarëve të tij:

“Duhet të luajmë me 11, nuk mund të luajmë me 13 dhe çdo herë e kam të vështirë të zgjedh. Kjo sepse në çdo rast disa lojtarë të mirë nuk do të luajnë. Kohët e fundit, ndoshta ngaqë po plakem, i kushtoj rëndësi kryesisht gjuhës së trupit, në stërvitje. Nuk mund të luash mirë kur je i pakënaqur. Ndonjëherë i zgjedh për gjuhën e trupit të tyre, bazuar në gjendjen e tyre shpirtërore të momentit”.

Gjuha e trupit është një nga faktorët më të rëndësishëm, por ndonjëherë nuk mjafton: “Ky faktor është një nga më të rëndësishmit në përcaktimin e përbërjes së skuadrës. Falë kësaj e di sa të mirë do të jenë kur vjen puna për të zbritur në fushë. Herë të tjera gjuha e trupit nuk është e mirë dhe në këtë kuptim bëhet më komplekse”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll