Sport

Një ish-lojtar i njohur i Premierligës, shpall falimentimin: “Ai ka shumë borxhe”...

Sipas 'The Sun', ky ish-ylli i ligës angleze i detyrohet para HMRC (Thesarit Britanik), bankave, këshillave dhe kompanive të shërbimit publik.

2 Janar 2023, 18:19 Nga DOSJA

Një ish-lojtar i njohur i Premierligës, shpall falimentimin: “Ai

ANGLI - Ish-lojtari i Premierligës, Jermaine Pennant, ka kërkuar falimentim, pasi ka grumbulluar borxhe prej më shumë se një milion sterlinash, sipas gazetës ‘The Sun’. Futbollisti 39- vjeçar u ka borxh shuma të konsiderueshme kreditorëve të ndryshëm, duke përfshirë HMRC (Thesari Britanik), banka dhe kompani të shërbimeve publike.

Media e lartpërmendur mbledh deklarata nga një burim i afërt me Pennant, i cili aktualisht luan për Bury Football Club në League One. "Ai ka shumë para kudo borxh. Ato arrijnë në shtatë shifra,"- thotë ky burim për ish-lojtarin e skuadrave si Arsenali apo Birmingham.

Një ish-lojtar i njohur i Premierligës, shpall falimentimin: “Ai
Jermaine Pennant, ka kërkuar falimentin...

“Borxhet e tij me thesarin dhe bankat janë të mëdha. Ai nuk i ka respektuar pagesat e hipotekës dhe ka gjasa që prona të rekuizohet”,- shton ky burim për gazetën britanike.

Pennant ka patur probleme me paratë për vite me radhë. Kompania e tij mediatike, Jermaine Pennant Ltd, u shpërbë në vitin 2020 dhe vitin e kaluar atij iu dha një urdhër falimentimi për një vit në gjykatën e Birmingham County.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll