Sport

Europa i ka dhënë lamtumirën futbollit të Cristiano Ronaldos, ndeshjet e Al Nassr për momentin nuk shikohen në TV…

Të drejtat e Ligës Saudite nuk tregtohen ndërkombëtarisht... për momentin

2 Janar 2023, 17:35 Nga DOSJA

Europa i ka dhënë lamtumirën futbollit të Cristiano

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo do të prezantohet nesër si lojtar më i ri i Al Nasrr në Arabia Saudite. Ylli portugez ka gjeneruar një bum mbarëbotëror, duke pranuar ofertën e skuadrës arabe dhe debutimi i tij mund të bëhet më 5 janar në stadiumin e tij.

Lojtari mbërrin në Arabi me një legjion tifozësh besnikë, të gatshëm të mos humbasin në skenën e tij të re pas largimit nga Manchester United gjatë Kupës së Botës në Katar.

Sakaq, miliona tifozë të futbollit dhe Cristiano Ronaldos, natyrshëm bëjnë pyetjen se ku do t'i shikojnë ndeshjet e sulmuesit portugez në televizion? Përgjigja është e ndërlikuar. Divizioni i parë i Arabisë Saudite transmetohet vetëm në nivel lokal nga zinxhiri SSC (Saudi Sports Company). Për vendet e tjera, nuk ka asnjë mënyrë ligjore për të parë ndeshjet në TV apo transmetim, pasi të drejtat e tyre nuk tregtohen në pjesën tjetër të botës.

Me këtë skenar ka disa zgjidhje. E para dhe mbase e vetmja, do të ishte që një nga rrjetet e mëdha televizive në mbarë botën të merrte dhe të blente të drejtat televizive për Al Nasrr dhe kështu të mund të transmetonte ndeshjet e tyre drejtpërdrejt. Por gjithsesi, për momentin Europa i ka dhënë lamtumirën futbollit të Cristiano Ronaldos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll