Sport

Miley Cyrus imiton 'Dibu' Martínez, fotoja e këngëtares amerikane bëhet virale…

Gjesti i kritikuar i portierit argjentinas në ceremoninë e mbylljes së Kupës së Botës në Katar, mesa duket ka nisur të kthehet në trend…

2 Janar 2023, 17:00 Nga DOSJA

Miley Cyrus imiton 'Dibu' Martínez, fotoja e

SHBA - Këngëtarja Miley Cyrus postoi një fotografi në rrjetet sociale, që shumë shpejt u bë virale, pasi përdoruesit internetit e krahasuan gjestin e amerikanes me festën e çuditshme të Emiliano 'Dibu' Martínez në Kupën e Botës në Katar, pasi mori çmimin për 'Portieri më i mirë’ i Botërorit.

Ishte një gjest që tërhoqi shumë kritika, duke përfshirë edhe ish-lojtarin e Aston Villas, Graeme Souness: "Ajo për të cilën duhet të flasim më shumë është gjesti i vrazhdë që ai bëri pasi mori trofeun e portierit më të mirë të turneut të tij,"- tha ai.

Gjithsesi, mesa duket ai gjest shpejt është bërë trend në Twitter, me komente si ky: "Miley, a je adhuruese e Dibu?", "Dibu Martínez Vibes", "Sa i rrallë është Dibu", "I ndikuar nga Dibu", "Dibu Style", "El Dibu setting trends", "Dibu, a is that you?", "Ndikimi kulturor që pati Dibu është i pabesueshëm", "Sa i ndryshuar është Dibu Martínez", "Miley Martínez", "Ndikimi kulturor".

Miley Cyrus imiton 'Dibu' Martínez, fotoja e

Me dashje apo pa dashje, për Miley Cryus pas gjestit të saj hapen horizonte të reja për sa i përket karrierës së saj muzikore. Këngëtarja pop njoftoi një projekt të ri muzikor që përfshin rrjetet sociale në dhjetor. Për momentin ajo tashmë ka paralajmëruar një këngë të re për 13 janarin: ‘Lule’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll