Sport

Shakira nuk e harron tradhëtinë që i ka shkaktuar Gerard Pique në vitin 2022...

Mesazh i fortë i këngëtares kolumbiane në rrjetet sociale, ku shigjetohet ish-futbollisti i Barcelonës

2 Janar 2023, 16:36 Nga DOSJA

Shakira nuk e harron tradhëtinë që i ka shkaktuar Gerard Pique

SPANJE - Shakira e ka nisur vitin 2023 me forcën me të cilën jetoi gjithçka që i ndodhi në vitin 2022 me ndarjen e vështirë nga Pique. Gjëja e parë që ajo ka postuar në rrjetet e saj sociale është një mesazh, që duket qartë se i drejtohet ish-futbollistit të Barcelonës.

Ai i Shakirës është një mesazh shprese, pasi ka kaluar një vit shumë delikat, personalisht të tmerrshëm, në të cilin marrëdhënia e saj me Piqué u prish, pasi zbuloi se ai po tregohej i pabesë. Referenca për ish-futbollistin spanjoll duket e qartë, pasi në këtë mesazh të ri ajo thotë: "Edhe pse plagët tona vazhdojnë të jenë të hapura në këtë vit të ri, koha i ka duart e një kirurgu. Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë të besojmë."

Dhe kolumbiania shton në rrjetet e saj sociale: "Përballë përbuzjes, vazhdoni të vlerësoni veten. Sepse ka më shumë njerëz të mire, sesa të pahijshëm. Më shumë njerëz empatikë se sa indoleshentë. Më pak largohen dhe më shumë mbeten pranë nesh. Lotët tanë nuk janë një mbeturinat, vaditin tokën ku do të lindë e ardhmja dhe na bëjnë më njerëzorë, që në mes të thyerjes së zemrës të vazhdojmë të duam”.

Padyshim që dhimbja vazhdon të ekzistojë te Shakira për gjithçka që ndodhi, por ajo e lë të hapur derën për të shëruar ato plagë që u shfaqën në vitin 2022, pas tradhëtisë së Piqué, që doli në dritë dhe shkatërroi martesën e tyre, e cila ka përfunduar për artisten kolumbiane. Gjithsesi, është shumë e qartë se kolumbiania nuk e harron lehtësisht tradhëtinë dhe dhimbjen e jashtëzakonshme që ka pësuar për shkak të Gerard Piqué dhe që duket se ia kujton sa herë mundet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll