Sport

Pep Guardiola: “Nuk do të jem te City, sa Ferguson te United apo Wenger te Arsenal”

Trajneri spanjol: "Kontrata është thjesht një copë letër. Sapo të ndjej se diçka është prishur, do të jap dorëheqjen ose nuk do të rinovoj”

2 Janar 2023, 16:14 Nga DOSJA
Pep Guardiola: “Nuk do të jem te City, sa Ferguson te United apo

ANGLI - Edhe pse Guardiola rinovoi kontratën me Cityn, pak më shumë se një muaj më parë, trajneri spanjol e ka të qartë se qëndrimi i tij në klubin e Mançesterit do të përfundojë kur të dyja palët të mos jenë rehat me njeri-tjetrin dhe jo kur të thotë datën përfundimtare të lidhjes.

Në një nga daljet e tij të fundit publike, trajneri i Cityt ishte i qartë: "Kontrata është thjesht një copë letër. Sapo të ndjej se diçka është prishur, do të jap dorëheqjen ose nuk do të rinovoj. Do të vazhdoj të them që nuk do të jem për aq kohë sa 'Fergie' dhe Arsène, respektivisht te Manchester United dhe Arsenal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll