Bota

“S’më pëlqen Kosova”, presidenti çek kënaq egon e Vuçiç: Faleminderit shumë

11 Shtator 2019, 08:35 Nga DOSJA
“S’më pëlqen Kosova”, presidenti çek

ÇEKI- Presidenti çek Milos Zeman ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Gjatë këtij takimi, Zeman mësohet të këtë thënë se “nuk i pëlqen Kosova”.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dyditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.

Kreu i shtetit çek i tha Vuçiç në Aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb“, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Kujtojmë se Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të presidentit Zeman, por u përgjigj: “faleminderit shumë”.

Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic beograd milos zeman aleksandar vucic beograd milos zeman

Sondazh

Poll