Bota

Parlamenti i Britanisë së Madhe voton kundër zgjedhjeve të parakohshme

10 Shtator 2019, 13:05 Nga DOSJA
Parlamenti i Britanisë së Madhe voton kundër zgjedhjeve të

BRITANI E MADHE- Mediat e huaja kanë raportuar se Parlamenti Britanik  nuk e ka mbështetur propozimin e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të reja.

Ndërsa në votimet e mbrëmjes së të hënës propozimi i Johnosn është mbështetur nga  293 deputetë, ku 46 të tjerë votuan kundër.

Por për ta çuar Britaninë në zgjedhje të parakohshme, kryeministri duhet të siguronte të paktën 434 vota.

Para votimit  për propozimin e tij Johnosn tha se nuk do të kërkojë  më që të shtyjë afatin për Brexit.

Kujtojmë që ditën e djeshme hyri në fuqi ligji për zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje

Gjithashtu u raportua edhe deklarata e Johnson teksa u tha deputetëve se duhet ta votojnë  për zgjedhjet e parakohshme nëse  duan të  shtyjnë Brexitin pas  31 tetorit.

Nëse refuzoni ta bëni këtë sonte, atëherë unë do të shkojë në Bruksel më 17 tetor dhe do të negociojë largimin më 31 tetor, shpresoj me një marrëveshje, por edhe pa të nëse është e domosdoshme. Qeveria nuk do të kërkojë një shtyrje të Brexitit, por do të negociojë një marrëveshje të mundshme në interes të vendit.”- është shprehur kryeministri britanik.

Kjo qeveri do të vazhdojë përpjekjet për një marrëveshje duke qenë e përgatitur të largohet edhe pa një të tillë”, u tha ai deputeteve pas votimit.

Burimi: Politico.eu

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson parlamenti britanik votohet kunder zgjedhjeve te reja boris johnson parlamenti britanik votohet kunder zgjedhjeve te reja

Sondazh

Poll