FOTOT: Ferri mbi tokë, 18 vite nga tragjedia e Kullave Binjake që tronditi Amerikën
11 Shtator 2019, 07:15Nga DOSJA
SHBA– Ditën e sotme, plot 18 vjet më parë, një ngjarje e paimagjinueshme ndodhi në Amerikë, ku katër avionë u rrëmbyen nga terroristët dhe u përplasën me Kullat Binjake në Nju Jorkut.
Gjithçka nisi në orën 8.46 të mëngjesit kur “Airlines American Airlines Flight 11”, e nisur për në Los Angeles, u rrëmbye nga anëtarët e Al-Qaeda në aeroportin e Bostonit dhe u përplas në Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Ngjarja i shokoi të gjithë por askush nuk e priti që vetëm 17 minuta më vonë një aeroplan i dytë, “United Airlines Flight 175”, goditi Kullën Jugore.
Nga ora 10.30 e mëngjesit: Kullat Binjake ishin shembur, në rrugë njerëzit vraponin për të shpëtuar jetën e tyre. Ndërkohë, 370 kilometra më tej “American Airlines Flight 77” u përplas me ndërtesën e Pentagonit në Virxhinia në orën 9.37. ndërsa “United Airlines Flight 93” u rrëzua në një fushë afër Shanksville, Pensilvani, në orën 10.03.
Në më pak se dy orë, 2996 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 6000 ishin të plagosur, duke përfshirë qindra zjarrfikës dhe policë që nxituan të shpëtonin jetët e atyre që ishin sulmuar.
Në turmën e njerëzve që vraponin, kishte dhe fotografë që nxitonin të shkrepnin pamje nga “ferri” mbi tokë.
Edhe pse të vështira për t’u parë, fotografitë tregojnë qartë dhe pastër një prej ditëve më të errëta në historinë moderne ku jetë të pafajshme u ndëshkuan nga terroristë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MAQEDONIA E VERIUT– Pas skandalit të madh korruptiv, ish-kryeprokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva prej disa ditësh ndodhet në qelitë e burg...
OHIO– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio ku një adoleshente është qëlluar me armë zjarri nga nëna e saj. Mësohet se Hannah Jones ishte kthyer më herë se dit...
WASHINGTON-Presidenti Trump ka shkarkuar ditën e sotme J. Bolton, këshilltarin e tij të tretë të sigurisë kombëtare, midis mosmarrëveshjeve themelore se si të m...
ITALI- Policia italiane në ka arritur të arrestojë një një grup të fuqishëm që trafikonin drogë e shpërndanin shtëpi më shtëpi, në qytetin e Torinos.Janë arrest...
BRITANI E MADHE- Mediat e huaja kanë raportuar se Parlamenti Britanik nuk e ka mbështetur propozimin e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të reja.Ndërsa ...
SHBA- Uragani Dorian po shkatërron prej ditësh ishujt Bahamas, madje ka prekur edhe Kanadanë , ndërsa kanë mbetur të vdekur dhjetëra të vdekur dhe mijëra të hum...
Europë- Ditën e sotme janë prezantuar Komisionerët e rinj të Bashkimit Europian. Kabineti i ri është prezantuar nga Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin...
SHBA- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës...