Bota

E zhdukur prej muajsh, 15-vjeçarja shqiptare i lutet nënës në telefonatën e fshehtë: Jam me të dashurin, aman thuaj babai

10 Shtator 2019, 19:44 Nga DOSJA
E zhdukur prej muajsh, 15-vjeçarja shqiptare i lutet nënës

KOSOVË– Yllka Derri, 15-vjeçarja që ka tre muaj që rezulton e zhdukur ka mundur të lidhet me familjen e saj. Adoleshentja ka telefonuar të ëmën dhe i ka treguar se është me të dashurin.

Mediat kosovare shkruajnë se Derri i ka treguar nënës së saj se e ka siguruar në mënyrë të fshehtë telefonin dhe se dëshiron të flasë me të atin.

Thuj babit le t’më thirr në këtë numër, se e kom marr telefonin tinëz…,”- mësohet të ketë thënë Yllka.

Këtë mesazh familja e adoleshentes nga Gjakova e kanë dërguar në polici. Aktualisht në procedim penal në lidhje me këtë ngjarje është babai i të dahsurit të të miturës, 17 vjeçarit Besart Radosta, Blerimi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni besart radosta blerim radosta yllka derri besart radosta blerim radosta yllka derri

Sondazh

Poll