Bota

Policia italiane arreston 13 trafikantë mes tyre dhe një shqiptar, e çonin drogën deri në shtëpi me një pagesë shtesë

10 Shtator 2019, 15:26 Nga DOSJA
Policia italiane arreston 13 trafikantë mes tyre dhe një shqiptar, e

ITALI- Policia italiane në ka arritur të arrestojë një një grup të fuqishëm që trafikonin drogë e shpërndanin shtëpi më shtëpi, në qytetin e Torinos.

Janë arrestuar në total 13 italianë mes tyre dhe një shqiptar.

5 prej tyre përfunduan në burg, 2 në arrest shtëpie dhe 6 të tjerë me detyrim paraqitje të përditshme në Policinë gjyqësore.

Grupi ishte i organizuar në mënyrë të tillë që gjatë kohës kur bëhej shpërndaja e drogës rrinin nëpër ballkonet e ndërtesave të njohuradhe mbikëqyrnin me dyqlbin qarkullimin e karabinierëve.

Shumat e parave që ata fitonin ishin marramendëse, ku nga shitja e qindrave dozë kokaine, hashash dhe marihuanë ata merrnin rreth 20 mijë euro në muaj.

Madje nga mediat italiane është mësuar se ata bënin transport edhe në shtëpitë e klientëve, kundrejt një pagese shtesë.

Grupi i trafikantëve është arrestuar pas disa mujash hetime, teksa karabinierët i përgjonin, i filmonin dhe pothuajse ishin aktivë në çdo lëvizje të tyre.

Burimi: canavesenews

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 1 shqiptar arrestohen 13 trafikante droge itali torino 1 shqiptar arrestohen 13 trafikante droge itali torino

Sondazh

Poll