Bota

Ohio/ Nëna qëllon me armë të bijën se u kthye më herët nga shkolla, kujtoi se ishte grabitës

10 Shtator 2019, 18:44 Nga DOSJA
Ohio/ Nëna qëllon me armë të bijën se u kthye më

OHIO– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ohio ku një adoleshente është qëlluar me armë zjarri nga nëna e saj. Mësohet se Hannah Jones ishte kthyer më herë se ditët e tjera nga shkolla dhe kishte dashur të surprizonte nënën e saj.

Ajo është futur pa u ndjerë në shtëpi por është ndeshur me plumbin që e ka prekur në kraharor.  18-vjeçarja është qëllur me armë zjarri nga nëna e saj, e cila e ngatërroi me një hajdut.

Ajo kishte dëgjuar zhurma në kuzhinë dhe ishte trembur. Nëna mori armën dhe zbriti poshtë por menjëherë sapo pa të bijën qëlloi pasi mendoi se ishte një grabitës.

I dashuri i adoleshentes ka qenë ai që ka telefonuar ambulancën dhe e ka dërguar 18-vjeçaren në spital.

Në një postim të sajin në Facebook, Hannah Jones ka sqaruar gjithçka dhe shkruan se ishte një ngatërresë.

“Ndërkohë që shkoja tek dera e emocionuar, ajo ishte e frikësuar dhe më qëlloi me armë,”- shkruan adoleshentja. 

Gjithsesi tashmë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hannah jones nena qellon te bijen ohio hannah jones nena qellon te bijen ohio

Sondazh

Poll