Sport

Të martën, prezantohet Ronaldo te Al Nassr, mund të debutojë në javën e 12-të…

Portugezi do të fluturojë për në Riad sot dhe të martën, do të prezantohet para 30 mijë fansave.

2 Janar 2023, 11:40 Nga DOSJA

Të martën, prezantohet Ronaldo te Al Nassr, mund të debutojë

ARABIA SAUDITE - Eshtë bërë gati gjithçka. Cristiano Ronaldo përgatitet të zbarkojë sot në Arabinë Saudite. Nëse deri në momentin e fundit nuk ka ndryshim planesh, portugezi do të zbarkojë sonte në Riad. Gjatë ditës së martë ai do të kalojë kontrollin mjekësor dhe më pas do të prezantohet zyrtarisht.

Al-Nassr ka përgatitur stadiumin e tij, Mrsool Park, në mënyrë që të martën rreth 30.000 tifozë të shijojnë prezantimin e yllit portugez. Pritshmëria në Arabi është frikshme dhe para ardhjes së Ronaldos, në ndeshjen e fundit emri i tij tashmë u brohorit në tribuna.

Data e debutimit ende nuk është vendosur. Në fakt, Rudi García, trajneri i Al-Nasrr dëshiron të ketë një bisedë me lojtarin paraprakisht, për të parë se si po kalon. Nëse përgjigja është pozitive, Cristiano mund të debutojë në javën e 12-të të kampionatit saudit. Skuadra e tij ka një ndeshje kundër Al Ta'ee në stadiumin e vet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll