Sport

Trajneri i Al Nassr: "Cristiano Ronaldo? Doja të sillja Leo Messin të parin"…

Trajneri francez Rudi García ka bën ‘shaka’, para njoftimit për ardhjen e portugezit

2 Janar 2023, 10:11 Nga DOSJA

Trajneri i Al Nassr: "Cristiano Ronaldo? Doja të sillja Leo Messin

ARABIA SAUDITE - Francezi Rudi García, trajneri i ri i Cristiano Ronaldos në Al Nassr, bëri shaka në një konferencë për shtyp për mundësinë e sjelljes së Leo Messit në Riad. “Së pari doja të sillja Messin nga Doha”,- tha trajneri me shaka. 

Ditët e fundit, pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, ka nisur të përflitet se klubi saudit shumëmilionësh ka ambicie të përfshijë në radhët e tij yjeve të mëdhenj të skenës botërore, duke përmendur emrin e Sergio Ramosit.

Pas njoftimit për nënshkrimin e Cristiano Ronaldos në ditën e fundit të vitit, klubi saudit e ka bindur lojtarin portugez me një kontratë astronomike që sipas mediave të ndryshme arrin në 200 milionë euro për dy sezone e gjysmë, deri në vitin 2025.

Por, trajneri i klubit saudit të Al Nassr është shfaqur një tifoz i pakushtëzuar i Leo Messit, deri në atë pikë sa ai do të kishte shkuar vetë në Katar për ta kërkuar futbollistin argjentinas. “Unë u përpoqa ta sjell Messin direkt nga Doha”,- u përgjigj ai me humor në një konferencë për shtyp, para zyrtarizimit të nënshkrimit të Cristiano Ronaldos me sauditët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Janar 2023, 18:45

Al Nassr provoi Modric por u refuzua

SPANJE - Pas sigurimit të Cristiano Ronaldos, Al Nassr duket se dëshiron të vazhdojë të përforcojë skuadrën me emra t&eu...