Sport

‘Çmenduritë’ nuk kanë fund! Dibu Martínez blen një qen të stërvitur për të ruajtur medaljen e kampionit të botës…

Portieri i kombëtares së Argjentinës bleu një qen roje të përdorur nga marina amerikane për 24 mijë dollarë

2 Janar 2023, 10:49 Nga DOSJA

‘Çmenduritë’ nuk kanë fund! Dibu Martínez

ANGLI - Portieri fitues i Kupës e Botës me skuadrën e Argjentinës, Emiliano Martínez, është i vendosur të mbrojë kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, medaljen e kampionit të marrë në Botërorin 2022. Ai shpenzoi 20.000 £ (24.000 dollarë) për të blerë një qen roje të përdorur nga US Navy Seals.

Lojtari i Aston Villa në Premier League ishte personazh i rëndësishëm në fitoren mbresëlënëse të Argjentinës me penallti kundër Francës muajin e kaluar në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Portieri Martínez, 30 vjeç, bëri bujë në mbarë botën për gjërat e tij të çmendura në fushë, disa prej tyre disi të rrezikshme dhe mjaft të pahijshme. Tani, Dibu u rikthye në Angli si kampion bote dhe në ndeshjen e kësaj fundjave, ai ishte në pankinë si zëvendësues në ndeshjen kundër Tottenhamit, që përfundoi me fitoren 2-0 të Villa si mysafir.

Martinez tani është i sigurtë që medalja e tij e kampionit botëror do të mbrohet me çdo kusht duke blerë një mbrojtës të frikshëm si qeni për shtëpinë e tij në Midlands.

‘Daily Star’ pretendon se Martinez, i cili gjithashtu fitoi ‘Dorezën e Artë’ të Kupës së Botës në Katar, pagoi 24.000 dollarë për një Malinois belg të trajnuar posaçërisht. Kjo racë qensh mund të peshojë deri në 30 kg dhe është përdorur nga US Navy Seals në luftime.

Martinez e bleu qenin e tij besnik nga Elite Protection Dogs, të cilët dinë një ose dy gjëra për trajtimin e klientëve të famshëm. Edhe Hugo Lloris i Tottenham, ish-yllin e Chelseas dhe Arsenalit, Ashley Cole, madje edhe kampionin e boksit të peshave të rënda, Tyson Fury, kanë blerë qenër të tillë nga kjo firmë e njohur.

Malinois i Martinez, jo vetëm që do të ruajë me kujdes medaljen e tij të artë, por do të veprojë edhe si mbrojtës i gruas së tij Amanda, djalit Santi dhe vajzës Ava, kur portieri i Aston Villa nuk është në shtëpi.

Një zëdhënës i Elite Protection Dogs, tha: "Malinois belg janë qen pune të zgjedhur nga ushtria dhe policia, si numri një në botë. Marina amerikane përdorën Malinois në operacionin për kapjen e Bin Ladenit. "Raca është super atletike dhe e shkathët që i bën ata kandidatë të shkëlqyer për çdo detyrë në punë. Ka qen, por ka edhe Malinois."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Janar 2023, 18:45

Al Nassr provoi Modric por u refuzua

SPANJE - Pas sigurimit të Cristiano Ronaldos, Al Nassr duket se dëshiron të vazhdojë të përforcojë skuadrën me emra t&eu...