Bota

Palmer i bindur për dialogun: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të realizohet

10 Shtator 2019, 10:54 Nga DOSJA
Palmer i bindur për dialogun: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të

SHBA- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka deklaruar i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, pas krisjeve të herë pas hershme.

Palmer thotë se bisedimet mes dy vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Palmer për RTCG e Malit të Zi.

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan është shprehur se vendi i tij do ta përkrahë Qeverinë e Prishtinës që është e përkushtuar në dialog dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim.

“Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e taksës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, deklaroi Palmer.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi matthew palmer dialogu kosove-serbi matthew palmer

Sondazh

Poll