Sport

Kombëtarja e Kamerunit mashtron me moshën e lojtarëve

Në të kaluarën, disa federata nga Afrika dhe më gjerë kanë gënjyer për moshën e lojtarëve të tyre. Kështu, FIFA ka kërkuar, për garat për të rinjtë, që lojtarët t’i nënshtrohen një MRI të kyçit të dorës.

1 Janar 2023, 12:41 Nga DOSJA
Kombëtarja e Kamerunit mashtron me moshën e lojtarëve

KAMERUN - Shumë të rritur për të luajtur në U-17, kjo është arsyeja pse të rinjtë mashtrues u dërguan në shtëpi. Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të vendit afrikan përmes një komunikate për media. 21 lojtarë dështuan në testet e tyre MRI të kyçit të dorës dhe ekipi u copëtua.

Kombëtarja U-17 e Kamerunit po përgatitet për kualifikueset e Unionit të Federatave të Futbollit të Afrikës Qendrore (UNIFFAC) AFCON 2023. Tridhjetë ishin lojtarët e thirrur nga tekniku, nëntë prej tyre mbetën në qendrën sportive. 21 djem, në fakt, nuk e kaluan testin MRI, apo testin e rezonancës magnetike të kyçit të dorës. Testi kërkohet nga Federata Ndërkombëtare për të verifikuar moshën e sportistëve.

Në të kaluarën, disa federata nga Afrika dhe më gjerë kanë gënjyer për moshën e lojtarëve të tyre. Kështu, FIFA ka kërkuar, për garat për të rinjtë, që lojtarët t’i nënshtrohen një MRI të kyçit të dorës. Duke vëzhguar kockat, në fakt mund të kuptohet nëse sportisti në fjalë është më shumë apo më pak se 18 vjeç. Federata Ndërkombëtare, duke pasur parasysh se besueshmëria e testit MRI është 99%, nuk lejon apelime në rast të dështimit të provimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll