Sport

VD/ Manchester City gabon dhe ndalet nga Everton, Newcastle e ‘kopjon’ me Leeds...

Gjithsesi City mbetet i dyti katër pikë pas Arsenalit që do të luajë në Brighton (18:30). Njukasëll, ndjek i treti…

31 Dhjetor 2022, 18:31 Nga DOSJA

VD/ Manchester City gabon dhe ndalet nga Everton, Newcastle e

ANGLI - Pa dyshim, ashtu siç pritej Erling Haaland shënoi golin e tij të 21-të të sezonit në Premier League (25’). 


Por Manchester City u barazua 1-1 nga Evertoni në “Etihad Stadium”, pas një perle nga Demarai Grey (64’), duke bërë një hap falso në shtëpi edhe shpërdoruar një mundësi për t’ia afruar ‘Topçinjve’ të Londrës.


Gjithsesi ‘Qytetarët’ mbeten të dytët në renditjen e Premier Leagues, katër pikë pas Arsenalit që do të luajë në Brighton (18:30). 

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të javës së 18-të të Premier League, Newcastle vazhdon të ruajë vendin tretë, që gjithashtu barazoi 0-0 në shtëpi, me Leeds.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll