Sport

Shqipëria madhështore në ‘Elbasan Arena’, shkatërron Islandën me 4 gola (FOTO)

  • Spektakël mes Anglisë dhe Kosovës, ‘dardanëve’ nuk u mjafton Muriqi dhe Berisha
  • Shqipëria ka arritur një fitore të vlefshme kundër Islandës. Me rezultatin 4 me 2 kuqezinjtë kanë shkatërruar islandezët. Dermaku, Cikalleshi, Hysaj dhe Roshi kanë qenë lojtarët që kanë shënaur golat.
    Featured image of article: Shqipëria madhështore në ‘Elbasan Arena’, shkatërron Islandën me 4 gola (FOTO) Festa e kombëtares
    Përditësuar:

    ELBASAN- Më në fund Shqipëria ësthë tkheuyr tek fitorja dhe ka harruar atë ndeshje turpëruese në Francë. Në stadiumin ‘Elbasan Arena’ kuqezinjtë arritën të gjenin rrjetën 4 herë. Ishte Kastriot Dermaku që në minuta e para që zhbllokoi rezultatin dhe ngriti në këmbë të gjithë stadiumin. Por festa nuk zgjati shumë, pasi Islanda barazoi.

    Më pas erdhi radha e kapitetin Elseid Hysaj për të shënuar pas një aksioni model. Por me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u duk sikur ishte në gjumë dhe islandezët shënojnë përsëri pas hapësirave të lënë në mbrojtje.

    Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Odise Roshi i sapo hedhur në fushë pas një topi të marrë arriti të driblonte kundërshtarin dhe topi i tij shkoi në rrjetët. Festë ne Elbasan dhe në të gjithë vendin. Por kur ende nuk ishte shuar jehona e këtij goli Cikalleshi arriti që të gjentë rrugën e rrjetës.

    Shqipëria në këtë mënyrë arrin që të fitojë me rezultatin 4 me 2 kundër Islandës dhe shkon në uotën e 9 pikëve, por qëndron sërish në vendin e katërt. Ndërkohë nga ana tjetër Franca ka fituar me Andorrën, dhe Turqia ka shkatërruar Moldavinë.

     

     

     

    KOMENT

    1- Nis sfida

    32′  Dermaku që ka shënuar me kokë dhe nga ngritur në këmbë të gjithë stadiumin. 

    45′ Mbyllet pjesa e parë 1-0

    46′ Nis pjesa e dytë

    47′ Shënon Islanda dhe barazohet gjithça. Autori i golit Arnason

    52′ Shënon kapiteni Elseid Hysaj.

    58- Barazohet gjithçka. Sigthorsson përfiton nga mbrojtja shqiptare. 

    79′ Odise Roshi shënon një gol fantastik, 3 me 2 rezultati.

    83′ Cikalleshi arrin të shënojë. Shqipëria shkon në 4 gola.

    90+5′ mbyllet sfida, Shqipëria fiton kundër Islandës.

    (A.B. Dosja.al)

    • 23:03

      Rama reagon pas fitores, krahason lojtarët me shqiponjat

      Kryeministri Edi Rama ndryshe nga ndeshja me Francën, sot ka përshëndetur lojtarët pas fitores.

      Një një foto në Facebook, Rama ka publikuar momentin pas golit të fitores dhe shkruan se lojtarët janë shqiponja.

      Postimi i Edi Ramës

      Rama sot ka shkuar dhe ka vizituar dhe lojtarët para ndeshjes dhe siç u shpreh në përfundim të sfidës Odise Roshi, kryeministri i ka uruar dhe u ka thënë se sot do të arrinin triumfin.

    • 21:30

      Shënon shqipëria, zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”

      Kombëtarja shqiptare është duke fituar në sfidën e saj kundër Islandës. Ka qenë minuta e 32 kur Dermaku ka shënuar një gol me kokë duke zhbllokuar sfidën.

      Një aksion model, që erdhi pas disa tentativave të tjera dhe Shqipëria po udhëheq në fushë. Kastriot Dermaku ka kërcyer më lart nga të gjithë duke kapur të papërgatitur portierin kundërshtar.

      Në stadium ka nisur festa dhe ai që ka gëzuar më shumë ishte trajneri Edi Reja, i cili duket se e ka shijuar më shumë nga të gjithë golin. Ndeshja është e vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.

    • 20:47

      Me dy bukuroshe në krah, Kujtim Gjuzi në shkallët “Elbasan Arena” (FOTO)

      Kombëtarja shqiptare po luan sot ndeshjen e saj të radhës kundër Islandës, të vlefshme për eleminatoret e Euro 2020.

      Në shkallët e stadiumit është parë një tifoz special. Kujtim Gjuzi deputeti që është futur rishtazi në Kuvend po ndjek skuadrën kuqezi nga shkallët e stadiumit.

      Kujtim Gjuzi, në shkallët e stadiumit

      Ai është shoqëruar nga dy vajza bukuroshe, që nuk dihet se cilat janë. Tashmë pritet të shohim në Gjuzi në stadium do të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë apo do të jetë tersi.

    • 19:35

      Publikohen formacionet zyrtare, Edi Reja bën 6 ndryshime

      Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëvendësime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës. Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj.

      Skema e lojës do të jetë 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht.

      Formacionet e ndjeshjes

      Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.

      Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.

      Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

    • 19:35

      FOTO/ Tifozët derdhen në dyert e “Elbasan Arena”, ja sa tifozë pritet të jenë në stadium

      Duhet dhe 2 orë nga nisja e sfidës së Shqipërisë me Islandën, por tifozët kanë nisur të mbyshin shkallët e stadiumit.

      Mësohet se deri tani numri i biletave të shitura është 6 mijë, një shifër e kënaqshme, por që mund të shkonte më shumë.

      Por pritet që numri i tifozëve në stadium të rritet pasi shitja e biletave vijon pranë sporteleve në “Elbasan Arena”.

    • 19:13

      Meta vishet kuqezi dhe mbështet kombëtaren: Nga kafja e lagjes, gati për Elbasan Arena

      Presidenti Ilir Meta është vedhur kuqezi sot në mbështetje të kombëtares. Ai ka dhënë mbështetje maksimale për kombëtaren duke ftuar qytetarët të ndjekin përballjen e sotme në stadiumin e qytetit të Elbasanit, “Elbasan Arena”.

      Ilir Meta, President i Shqipërisë

      Nga kafja e lagjes: Gati për “Elbasan Arena”! 🇦🇱👐”-shkruan në një reagim në Facebook, Meta, ku shihet i veshur me bluzën e kombëtares.

    Shto Koment