Sport

Derbi i Katalonjës mbyllet 1-1, Barcelona dhe Espanyol ndajnë pikët. Dy kartonë të kuq dhe polemika për arbitrimin e Lahoz...

Skuadra e Xavit barazohet me pikë me Real Madridin në krye të renditjes, me nga 38 pas 15 javësh

31 Dhjetor 2022, 16:54 Nga DOSJA
Derbi i Katalonjës mbyllet 1-1, Barcelona dhe Espanyol ndajnë

SPANJE - Barcelona e mbylli me barazim vitin 2022, ku nuk munguan as polemikat. 1-1 ishte rezultati përfundimtar i derbit katalanas me Espanyol, i aftë për të kapërcyer disavantazhin fillestar të firmosur nga Marcos Alonso (7’).

Epërsia e hershme pati ndikim te loja e ‘blaugranëve’, të cilët e morën lehtë derbin. Bardheblutë e Espanyolit barazojnë në 1-1 me penalltinë e shndërruar në gol nga Joselu (73’), të cilët e befasojnë Barcelonën, pasi Fernandez bën heroi në pjesën e dytë.  

Polemika në finale të derbit: arbitri Lahoz, në telashe të rënda (në fund ai i dha Jordi Albës një karton të dytë të verdhë, vetëm më vonë u pendua që e kishte ndëshkuar dhe për këtë arsye duhej ta përjashtonte). Gjithsesi Alba (78’) dhe Souza (80’), nga një për skuadrës, përfundojnë jashtë fushe me nga dy kartona të verdhë. Ndërsa Cabrera i Espanyolit rikthehet në fushë vetëm në sajë të rishqyrtimit në VAR. Shikojeni rastin:

'Blaugranët' kështu bashkohen me Real Madridin në krye me 38 pikë, pa arritur ta mbylli vitit 2022 të shkëputur nga ‘los blancos’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll