Politike

Kë pati "kundërshtar më të fortë" në 2022, Kim apo Ramën? Berisha s'jep përgjigje konkrete

Berisha nuk tha emër.

30 Dhjetor 2022, 13:52 Nga A.B
Kë pati "kundërshtar më të fortë" në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për media u pyet se cilin prej kundërshtarëve të tij konsideronte si më të fortë sa i takon 2022, Yuri Kim apo Edi Rama. Duke mos cilësuar se cili ishte më i fortë për t'u përballur, Berisha komentoi korrupsionin në vend dhe tek ndërkombëtarët.

'Jo unë e kam shprehur në këtë mënyrë. Tragjikja është se korrupsioni shqiptar ka arritur të krijojë një ombrellë mbrojtëse ndërkombëtare. Të përdoret korrupsioni nga antikorrupsioni, do t'jua bëj publike plotësisht këtë që them. Ata që mendojnë se shqiptareve mund tu thuhet çdo gjë se ata janë të gatshëm të thonë "fluturoj, fluturoj" gabojnë rëndë. Nuk kanë njohur shëmbylltyrën e tyre psikologjike. Unë tani që kam informacione unë do tua bëj të ditur shqiptarëve se në çmënyrë korrupsioni i qeverisë shqiptare është përdorur për mburojë ndaj tyre për të luftuar ata që denonconin korrupsionin çdo ditë. Për të parë se sa të korruptuar ka mes këtyre diplomatëve, për tu njohur me shkallën e korrupsionit të tyre që i shtyn të gënjejnë qeveritë e tyre, në një moment të përshtatshëm unë do ti bëj publike informacionet që kam.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll