Politike

Rinegocimi i kandidatët në 15 bashki, Berisha “i mbyll derën” emrave të Alibeajt: Jashtë primareve nuk njoh praktikë tjetër

Berisha u shpreh se ka respekt për deputetin në fjalë, mirëpo nuk njeh asnjë praktikë që është ndryshe nga ajo e Primareve.

30 Dhjetor 2022, 12:54 Nga A.B
Rinegocimi i kandidatët në 15 bashki, Berisha “i mbyll
Sali Berisha

TIRANË- Në konferencën me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u pyet në lidhje me deklaratën e deputetit Xhelal Mziut, se 10-15 kandidatë mund të rinegociohen për kandidimin në Bashki. Berisha u shpreh se ka respekt për deputetin në fjalë, mirëpo nuk njeh asnjë praktikë që është ndryshe nga ajo e Primareve.

Pyetje: Mziu deklaroi se është folur në mënyrë informale që 10-15 kandidatë mund të rinegociohen. Do të jepni dakordësinë tuaj për të përfshirë edhe kandidatët e Alibeajt?

Berisha: Jashtë primareve nuk njoh praktike tjetër. Ne kemi përcaktime. Kam respekt për Mziun dhe çdo njeri tjetër, por jashtë primareve nuk njoh praktikë tjetër.

sali berisha

Sondazh

Poll