Politike

Sulmi ndaj Bardhit në Kuvend, Berisha: Rama shpërtheu se nuk mbështetën Ardian Dvoranin

Berisha u shpreh se Rama shpërtheu për shkak se nuk u mbështet marrëveshja për të votuar Ardian Dvoranin për Avokatin e Popullit.

30 Dhjetor 2022, 13:15 Nga A.B
Sulmi ndaj Bardhit në Kuvend, Berisha: Rama shpërtheu se nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot në konferencën me gazetarët për debatin e ashpër pak ditë më parë në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD Gazment Bardhi. Berisha u shpreh se Rama shpërtheu për shkak se nuk u mbështet marrëveshja për të votuar Ardian Dvoranin për Avokatin e Popullit.

“Duhet të jemi të hapur. Përveç Alibeajt nuk di tjetër që të ketë mbështetur ato teza Shpërthimi i Edi Ramës ndaj Gaz Bardhit lidhej pikërisht me këtë. Jua them unë ju. Lidhjet me faktin se këta deputetë nuk i dhanë mbështetje marrëveshjes së realizuar. Ardian Dvorani ju premtua se do votohej dhe e lanë siç e meriton. U bë e qartë se kandidatura për avokat të popullit do të ishte Ilir Rusmajli. Ata si grup kishin preferencë për Ledio Brahon. Rama shpërtheu. Nuk besoj se ishte Gazi autor ë atë marrëveshje. Nëse kanë firmosur që ky kandidat apo ai kandidat të jetë ata nuk kanë firmosur që t’jua diktojë Rama”, deklaroi ai.

sali berisha

Sondazh

Poll