Politike

Berisha: Ka një opozitë që Rama e përdor si vegël, e parëndësishme

Berisha tha se siç ka përdorur Bashën, Rama po përdor dhe pasardhësin e tij.

30 Dhjetor 2022, 13:10 Nga A.B
Berisha: Ka një opozitë që Rama e përdor si vegël, e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka një opozitë që e përdor si vegël. Përballë gazetarëve, Berisha tha se siç ka përdorur Bashën, Rama po përdor dhe pasardhësin e tij.

“Mendoj se i gjithë veprimi pavarësisht se cfarë ngjyre duam t’i japim ka qenë shpëtimtar për PD, nuk ka qenë e nuk ka patur asgjë për interesin tim personal. Interesi im personal ishte tjetër, të përqendrohesha me të gjithë potencialin tim në betejën kundër mafies dhe Sorosit. E vërteta është që ndonëse modeste, por hapat në atë drejtim nuk munguan dhe rezultatet nuk munguan. Është e vërtetë që Rama siç ka përdorur Lul Bravën, po përdor pasardhësin e tij. Opozita e Bashës bëri lista për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe në fund rezultati ishte tallje e përqeshje për ta. Në fund u arrit marrëveshja pa pyetur deputetët që do votohej në parlament Ardian Dvorani se këtë donte Edi Rama dhe këto u premtuan. Kjo është tallje se e vërteta mund të kenë pranuar 1-2 vetë, të tjerët se pranonin Dvoranin. Ka një opozitë që e përdor si vegël Edi Rama, por është e parëndësishme. Në tërësi deputetët përpiqen të mbajnë qëndrime parimore'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll