Politike

Pakoja e fundvitit nga Qeveria, Berisha: Pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal

Kryedemokrati sygjeroi që Qeveria t'u japë qytetarëve pensionin e 13-të.

30 Dhjetor 2022, 12:35 Nga A.B
Pakoja e fundvitit nga Qeveria, Berisha: Pilulë elektorale me efekt
Sali Berisha

TIRANË- Pakoja prej 8 miliard lekësh e Qeverisë për festat e fundvitit, konsiderohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, pilulë elektorale me efekt minimal. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Berisha u shpreh se Qeveria vjedh dhe nuk bën asgjë për t'ua lehtësuar jetën qytetarëve. Kryedemokrati sygjeroi që Qeveria t'u japë qytetarëve pensionin e 13-të.

Pyetja: Pakoja e Ramës, besoni se është në vazhdën e premtimeve elektorale?

Berisha: Është pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistë dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13, ose pensionin e 13, të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këtë se bën se vjedhin. Se lënë vjedhjet. Këtë mund ta bëjnë shumë thjesht. KLSH ka gjetur se janë vjedhur 122 mld leke për 9 muaj. Me këto që thotë ky nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky, me 122 mld lekë. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim.

Rreth 1 milionë shqiptarë pritet të përfitojnë nga paketa që Qeveria po përgatit për të ndikuar në lehtësimin e ndikimeve të inflacionit. Pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, punonjësit e shtetit do përfitojnë nga kjo paketë.

sali berisha

Sondazh

Poll