Aktualitet

Vidhnin para dhe sende personale përmes kërcënimeve, arrestohet 1 person në Tiranë, 2 nën hetim

Këta persona, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura. 

30 Dhjetor 2022, 13:36 Nga A.B
Vidhnin para dhe sende personale përmes kërcënimeve, arrestohet 1
Policia

TIRANË- Një person është vënë në pranga në kryeqytet pasi ka vjedhur shuma parash dhe sendesh personale. Policia ka vënë nën hetim dy të tjerë ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre. Këta persona, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “Saga”, nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Këta shtetas iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse. Sekuestrohen sende personale, të dyshuara të vjedhura. Disa ditë më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në inteligjencën informative, në kuadër të këtij operacioni, kanë vënë në pranga 2 shtetas, si dhe ka nisur procedimi penal për 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor të koduar “Saga”, kanë zhvilluar hetime për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç.

Këta shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll