Tritoli në Shkodër, Policia: U dëmtua mjeti “Volkswagen”, kemi prova për identifikimin e autorëve
Policia SHKODËR- Policia ka dhënë informacion për shpërthimin me tritol në banesën e punonjësit të Patrull&eum...
Në vitin 2021, vdekjet nga grupsëmundjet “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” kanë shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve.
TIRANË- Në vitin 2021, në Shqipëri numri i vdekjeve nga të gjitha shkaqet ishte 30.507. Numri i vdekjeve në nivel vendi shënon një rritje me 10,5%, krahasuar me 2020. Nga vjetari i Instat, në nivel qarku, Dibra dhe Lezha kanë regjistruar rritjen më të vogël të vdekjeve, përkatësisht 4,4% dhe 3,4%.
Në vitin 2021, vdekjet nga grupsëmundjet “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” kanë shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve.
Në nivel vendi 52,4% e vdekjeve gjithsej shkaktohen nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” dhe 11,8% si pasojë e “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes”. Sipas qarqeve, Kukësi dhe Dibra kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë nga “Sëmundje të sistemit të qarkullimit të gjakut” me 60,7% dhe 58,8% të vdekjeve të shkaktuara nga ky grup. Ndërsa për grupsëmundjen e “Sëmundje të aparatit të frymëmarjes” qarku i Beratit dhe Shkodrës kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë me 15,5% dhe 13,5%.
Disa probleme shëndetësore kronike si hipertensioni dhe diabeti, megjithëse klasifikohen si sëmundje, mund të konsiderohen edhe si faktorë risku për sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2021, 11,9% e pacientëve kronik janë trajtuar për Diabet Mellitus dhe 35,3% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.
Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,9%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Korçë me 40,8%.
Pjesë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor është dhe kujdesi ndaj personave me aftësi të kufizuar.
Numri më i lartë i personave me aftësi të kufizuar në raport me popullsinë është regjistruar në Qarkun e Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Sipas llojit të aftësisë së kufizuar, profili në të gjithë qarqet është pothuajse i ngjashëm, mbi 60% e personave me aftësi të kufizuar të regjistruar janë të grupuar në kategorinë "Aftësi e kufizuar mendore dhe fizike"./GazetaSi
Policia SHKODËR- Policia ka dhënë informacion për shpërthimin me tritol në banesën e punonjësit të Patrull&eum...
Policia DURRËS- Një 32-vjeçar është arrestuar si pasojë e operacionit policor të koduar 'Korridori'. Gjatë k...
policia barcelona SPANJË- Një shqiptar i akuzuar për disa vepra të rënda penale është arrestuar sot nga policia në ...
Foto ilustruese SHKODËR- Tritol banesës së oficerit të patrullës, Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të...
Policia KORÇË- Ish-drejtoresha e Ministrisë së Turizmit, Viola Sterjo është lënë ditën e sotme në mas&e...
POLICIA VLORË- Faraudin Veizaj pronari i subjektit me mallra industriale në Vlorë që u dogj mbrëmjen e djeshme nga një 3...
Momenti i zjarrevenies VLORË- Dosja.al ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë ku duken qartë se si dy persona që mbajnë bi...
policia TIRANË- Qerim Mara është shpallur në kërkim nga policia në Vlorë pasi dyshohet si një nga autorët e zj...
Zamir Kormuzi dhe gruaja VLORË- Rozina Kormuzi, bashkëshortja e biznesmenit, mjetet e të cilit u dogjën mbrëmjen e kaluar në ...
Familja e Saimir Sula SPANJË- Familjarët e të riut shqiptar Saimir Sula i cili humbi jetën në rrethana të çuditsh...