Aktualitet

U arrestua në Pogradec se tentoi të trafikonte 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut, lihet në burg zyrtarja 28-vjeçare

Erisa Fero, 28-vjeçarja nga Tirana që tentoi të trafikonte 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut është lënë në burg.

30 Dhjetor 2022, 11:24 Nga A.B
U arrestua në Pogradec se tentoi të trafikonte 58 kg kanabis në
Erisa Fero

TIRANË-Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 28-vjeçaren, Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17-vjeçarin M. K. Prokuroria kërkoi ditën e sotme për tre të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.

Për çfarë akuzohet Erisa Fero?

Erisa Fero, shefja kompjuterike, u arrestua në zonën e Linit në Pogradec dy ditë më parë, ndërsa në automjetin në pronësi të saj kishte 58 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa. Policia tha se droga ishte transportuar nga Tirana në drejtim të Qafë Thanës nga ana e zyrtares së AKSHI-t dhe më pas do të trafikohej nga dy persona drejt Maqedonisë së Veriut.

Në pranga përfundoi edhe 32-vjeçari Likmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja. Operacioni u ndërmor pas informacioneve në rrugë informative se në zonën midis fshatit Lin trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat e rendit dhe në Qafë Thanë kanë konstatuar automjetin tip “Volksëagen” pranë të cilit ndodhej shtetasi Likmend Basha. Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 58 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Me arrestimet në kuadër të operacioneve të koduar “Restart”, ka shkuar në 25 numri i personave të arrestuar, ndërsa janë sekuestruar plot 593.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate. 

erisa fero likmet basha

Sondazh

Poll