Aktualitet

FOTOT- Kjo është banesa e efektivit në Shkodër që i vunë tritol gjatë natës

Në ato momente, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit ishte i vetëm në banesë.

30 Dhjetor 2022, 11:57 Nga A.B
FOTOT- Kjo është banesa e efektivit në Shkodër që i
Banesa

SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë nga banesa e efektivit të policisë së Shkodrës, Valter Serra, së cilës iu vendos lënda plasëse.

Ngjarja ndodhi rreth mbrëmjes, nga ora 02:00, në fshatin Bardhaj. Në ato momente, punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit ishte i vetëm në banesë. Serra ka deklaruar se nuk dyshon te asnjë person, pasi nuk ka konflikte.

FOTOT- Kjo është banesa e efektivit në Shkodër që i

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

tritol baneses se efektivit ne shkoder valter serra

Sondazh

Poll