Aktualitet

Tritoli në banesën në Shkodër, dëshmia e policit: Nuk kam konflikte me njeri

Serra ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon që të zbardhet e gjithë ngjarja. 

30 Dhjetor 2022, 11:30 Nga A.B
Tritoli në banesën në Shkodër, dëshmia e policit: Nuk
Foto ilustruese

SHKODËR- Efektivi Valter Serra ishte ishte i vetëm në banesë në momentin që disa persona i hodhën sasinë e tritolit. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri si dhe kërkon që të zbardhet e gjithë ngjarja. Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të detyrës që mban Serra, mirëpo kjo do të zbulohet në fund të hetimeve. 

Pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Shpërthimi me tritol ndodhi rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj. Persona ende të paidentifikuar hodhën në oborrin e punonjësit të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policsë së Shkodrës, një sasi lënde plasëse. Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të Serrës dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

valter serra triol baneses se policit ne shkoder

Sondazh

Poll