Aktualitet

“Do më vrasin”, Gjykata e Durrësit ekstradon terroristin rus Rasul Mislaev

10 Shtator 2019, 14:05 Nga DOSJA
“Do më vrasin”, Gjykata e Durrësit ekstradon terroristin

DURRËS– Gjykata e Durrësit ka pranojë të ekstradojë drejt rusisë terroristin Rasul Mislaev. Mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Cena.

Mislaev kërkohet nga autoritetet ruse si pjesë e organizatës terrosite ISIS.

Në seancën e mëparshme rusi i kërkoi Gjykatës që mos ta ekstradoni pasi do ta vrisnin në Rusi. “Ju lutem mos më ekstradoni, do më vrasin,”- mësohet të jetë shprehur ai.

34-vjeçari akuzohet se në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS).

Ai gjithashtu akuzohet të ketë qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet terroristi rasul mislaev gjykata e durresit rusi ekstradohet terroristi rasul mislaev gjykata e durresit rusi

Sondazh

Poll