Politike

11 aktivitete në 24 orë! Erion Veliaj hesht për drejtoreshën-patronazhiste që ra në burg, asnjë fjalë për ‘Violën e mirë’

Me përparësen e vënë, ai ka mbushur pjatat e ka ndarë dhurata krah Baba Mondit, kryegjyshin e bektashive, ka gjetur kohë të bëjë dhe një ‘reels’ për një propozim martese të ndodhur në një concert në Tiranë, por për Violën nuk është kujtuar.

29 Dhjetor 2022, 18:35 Nga F.M
11 aktivitete në 24 orë! Erion Veliaj hesht për
Erion Veliaj dhe Viola Sterjo

TIRANË- Viola Sterjo, drejtoresha që përfundoi në pranga për qindar mijëra euro ryshfet ka qenë kryefjalë e të gjitha mediave, por në veshin e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, nuk ka mbërritur ende. Në 11 aktivitetet e fundit, që nga momentin i publikimit të lajmit të Sterjos, ‘Viola e mirë’, siç edhe e quante vetë kryebashkiaku i Tiranës, nuk ka gjetur hapësirë në fjalimet e mbajtura nga vetë qytetari numër një i Tiranës.

Me një vëzhgim të profilit të Veliajt, Dosja.al vuri re se kryebashkiaku është angazhuar në ndarjen e ushqimeve këto 24 orë. Me përparësen e vënë, ai ka mbushur pjatat e ka ndarë dhurata krah Baba Mondit, kryegjyshin e bektashive, ka gjetur kohë të bëjë dhe një ‘reels’ për një propozim martese të ndodhur në një concert në Tiranë, por për Violën nuk është kujtuar.

Le t’i marrim pak me radhë…

-Kryebashkiaku Erion Veliaj ndan me ndjekësit e tij pamje nga koncerti i Lindit dhe Venerës, të mbajtur në Tiranë.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj ndan fotot e disa fëmijëve. “Sa bukur fëmijët e Akademisë së Çiklizmit! Super energji!”- shkruan ai krah fotove.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvillon një takim në njësinë nr.6.

“Me personalitetet e Njësisë 6! Mirënjohje për kontributin në komunitet! Viti 2023 na pret me më shumë punë të bukura,”- shkruan ai.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj shërben një drekë.

“Së bashku me Baba Mondin, Kryegjyshin Botëror të Komunitetit Bektashian, shërbyem drekën e festave të fundvitit për të gjithë ata që frekuentojnë qendrën komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”. Faleminderit!”- shkruan ai në postim.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj shërben një tjetër drekë.

“Sot, te qendra komunitare “Të Qëndrojmë së Bashku”, ku shërbyem drekën e festave të fundvitit, bashkë me Baba Mondin, Kryegjyshin Botëror të Komunitetit Bektashian. Festa të mbara!”- shkruan Veliaj krah postimit.

-Kryebashkiaku i Tiranës ndaj një tjetër video nga një koncert i Urban Band në Tiranë.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj ndan dhurata.

“Shumë dhurata me ngrohtësi për fëmijët e Bërzhitës dhe Zall-Bastarit, për festat e fundvitit! Gjithmonë qofshi të buzëqeshur!”- shkruan ai krah postimit.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj ndan të tjera dhurata.

“Me shumë dhurata e dashuri, edhe për fëmijët e zonës së Ndroqit, për të kaluar festa të gëzuara!

Bashkë, për të lumturuar çdo komunitet!”- vijon në një tjetër postim.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj ndan videon e një propozimi për martesë.

-Kryebashkiaku Erion Veliaj poston një foto për ndarjen e shpërblimeve për festat e fundvitit për shtresat në nevojë.

“GËZUAR. Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit - duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje. Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit. Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku,”- shkruan ai krah fotos.

-Këtë pasdite u ndal në një takim me banorët e njësisë numër 8. Në 51 minuta e 38 sekonda takim, në më shumë se 45 minuta fjalim, Veliaj s’kishte rezurvuar asnjë rresht për drejtoreshën patronazhiste.

Të dy kanë punuar dhe në Bashkinë e Tiranës, ku Sterjo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Mjedisit. Sterjo ka qenë drejtoreshë gjithashtu në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, ndërsa në momentin që u arrestua ishte emëruar po drejtoreshë, por në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Dosja.al zbardhi dhe rastet e mashtrimeve që kishte kryer drejtoresha-patronazhiste si dhe shumat e mëdha të parave që kishte marrë siryshfet në këmbim të shërbimeve që i kishte premtuar. Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë euro deri në 90 mijë euro. Subjekteve, ish-drejtoresha u kishte premtuar subjekteve se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural). 

Denoncimet ndaj saj nisën më 12 Dhjetor, kur një prej qytetarëve që kishte paguar ryshfet, por që nuk rezultonte si aplikant në AZHBR iu drejtua policisë së Korçës për të bërë denoncim. Pas tij, kallëzimet nuk kishin të ndalur….

Një qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë Viola Sterjos shuma të ndryshme, 9 mijë si fillim dhe më pas 28 mije euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte një grant prej 1. 2 milion euro për të ndërtuar një bujtinë.

Një tjetër qyetar nga Korça sipas Prokurorise se Korçës i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro. Pas disa muajsh denoncuesi i cili nuk e kishte perfituar grantin i ka kërkuar Sterjos tja kthente shumën e lekëve. Por ajo i kishte thënë, se granti nga 2.2 milion euro do të shkonte në 4.5 milion euro.

Në një tjetër rast, kur një qytetar i kishte kërkuar 90 mijë eurot që ia kishte dhënë ryshfet, Sterjo ishte detyruar të nënshkruante një kontratë noteriale, ku i njihte detyrimin dhe angazhohej t’ia kthente paratë brenda 6 muajsh. Në rast të kundërt i linte si garanci banesën e vjehrrit.

arrestohet viola sterjo viola sterjo

Sondazh

Poll