Sport

VIDEO/ Dhunë edhe NBA! Imazhe grushtash dhe shtyrjesh në ndeshjen Pistons-Magic... pas përleshjes, largohen 3 lojtarë nga stoli…

Beteja që ndodhi pranë të pankinës së Pistons, ku një numër lojtarësh të Magic iu bashkuan betejës...

29 Dhjetor 2022, 12:34 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Dhunë edhe NBA! Imazhe grushtash dhe shtyrjesh në ndeshjen

SHBA - Situatë e paprecedentë në ndeshjen Orlando Magic-Detroit Pistons në NBA. Basketbollisti gjerman Mo Wagner shtyu Killian Hayes jashtë kufijve në stol dhe dhuna shpërtheu… me grushta dhe shtyrje të dhunshme. Ishte një luftë monumentale, plot veprime të shëmtuara, që NBA me siguri do t’i ndëshkojë ashpër. 

Përleshja u ndez pasi Wagner dhe Hayes ndoqën një top të lirë në fushën e pasme të Orlandos. Wagner u duk se shtyu me beryl dhe Hayes përfundoi duke u rrëzuar në stolin e Detroitit. Ai u ngrit në këmbë dhe goditi me një grusht në pjesën e pasme të kokës së Wagnerit, duke e lënë sulmuesin gjerman pa ndjenja.

"Ai është mirë," u tha gazetarëve Franz Wagner, vëllai më i vogël i Moe, për ESPN.  “Nuk e kam parë videon, por e di se kjo është gjëja e fundit që ai donte të bënte”.

Me incidentin që ndodhi pranë pankinës së Pistons, një numër lojtarësh të Magic mund të pezullohen për shkak se lanë zonën e tyre të stolit për t'iu bashkuar përleshjes. NBA-ja gjithnjë vigjilente ndaj akteve të tilla dhe pritet të veprojë me ashpërsi dhe vendosmëri ndaj ngjarjes së dhunshme.

Për sport, Pistons mposhti Orlando Magic me shumë epërsi (121-101), në një përballje të njollosur nga një veprim i dënueshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll