Sport

Pep Guardiola vlerëson gjendjen fizike të mesfushorit Kalvin Phillips: "Ai tashmë e ka trupin perfekt. Eshtë shumë seksi"...

Lojtari i Manchester Cityt u rikthye nga Kupa e Botës në mbipeshë, të cilën iu desh ta hiqte

29 Dhjetor 2022, 10:57 Nga DOSJA
Pep Guardiola vlerëson gjendjen fizike të mesfushorit Kalvin Phillips:

ANGLI - Kalvin Phillips ishte mbipeshë pas Botërorit, siç e konfirmoi Pep Guardiola vetëm pak ditë më parë në një konferencë për shtyp. "Ai nuk është i dëmtuar, ka ardhur me mbipeshë. Nuk ka ardhur në gjendje të stërvitet dhe të luajë. Kur të jetë gati, do të luajë, por ne kemi shumë nevojë për të". 

Megjithatë, tani gjithçka tregon se ndërkombëtari anglez, do të jetë plotësisht i disponueshëm për Pep Guardiolën ditën e nesërme të Premier League. Kundër Leeds ishte në stol, por në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri spanjol bëri shaka për gjendjen e tij fizike: "Ai tashmë ka trupin perfekt. Eshtë shumë seksi".

"Kalvin ka qenë jashtë për pjesën e parë të sezonit për shkak të një operacioni për të shkuar në Kupën e Botës dhe ai ka bërë gjithçka për të qenë në gjendje të luajë atje. Nuk ka të bëjë vetëm me të qenit në formë, ju duhet të kuptoni se çfarë duam të bëjmë. Bëhet fjalë që ai sa më shpejt të mundet, sepse Rodri nuk mund të luajë gjithçka i vetëm”,- shpjegoi Guardiola.

Për më tepër, trajneri i Manchester City la të kuptohet se ai mund ta llogarisë Phillips për ndeshjen e radhës kundër Evertonit: "Jam i lumtur sepse, për shembull, Kalvin u stërvit shumë mirë dje dhe jam i sigurt se ai do të luajë herët a vonë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll