Sport

Detaji stilistik i këngëtares Tini Stoessel, që po çmend argjentinasit…

Partnerja e Rodri De Paul, krenare për arritjen e Kupës së Botës nga ekipi i tij

29 Dhjetor 2022, 11:42 Nga DOSJA

Detaji stilistik i këngëtares Tini Stoessel, që po çmend

SPANJE - Tini Stoessel ka qenë padyshim një nga mbështetëset më të mëdha të Rodri De Paul gjatë Botërorit të zhvilluar në Katar. Madje, artistja argjentinase fluturoi në Doha për të brohoritur djalin e saj në fitimin e Kupës së tij të parë të Botës, e treta për ekipin argjentinas.

Pas kësaj, dhe vetëm pak ditë më vonë, lojtari i Atleticos shpërtheu në mes të koncertit të partneres së tij në Buenos Aires, e veshur me fanellën e kombëtares dhe medaljen e fundit të kampionit të botës. Por, pas disa ditësh duke shijuar familjen, çifti është nisur drejt Spanjës ku lojtarin argjentinas e presin detyrimet me klubin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rodrigo De Paul (@rodridepaul)

Tashmë në Spanjë, çifti ka shpërndarë në rrjetet e tyre sociale një imazh të bukur në makinë, duke bërë të ditur se tashmë ndodhen në Madrid. Nga gjithçka duket në fotografi, fansat e lojtarit kanë vënë re një detaj specifik: thonjtë e këngëtares.

Detaji stilistik i këngëtares Tini Stoessel, që po çmend

Siç shihet në publikim, Tini Stoessel është shfaqur me thonjtë e lyer me flamurin argjentinas. Një detaj mjaft romantic, jo vetëm për të dashurin e saj, por edhe për vendin e tij, kampion bote në Botërorin e Katarit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll