Aktualitet

Shpresa Cani vdiq brenda Bashkisë Lushnje, tezet zbulojnë DETAJE: Vuante nga talesemia, merrte gjak gjithmonë

Tezet e viktimës kanë bërë me dije se mbesa e tyre vuante nga talesemia dhe prej kohësh merrte gjak. 

29 Dhjetor 2022, 12:27 Nga k.m.
Shpresa Cani vdiq brenda Bashkisë Lushnje, tezet zbulojnë DETAJE:
Tezja e të ndjerës

LUSHNJE- Familjarët e Shpresa Canit kanë bërë me dije detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të 48-vjeçares që ndërroi jetë brenda Bashkisë së Lushnjes. Në një prononcim për mediat, tezet e viktimës kanë bërë me dije se mbesa e tyre vuante nga talesemia dhe prej kohësh merrte gjak. 

"Vajtëm në Lushnje e gjetën të vdekur. Vetëm shkoi atje ajo. Qe vdekje e papritur o bir, u nis me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Do bënte letrat e pensionit. Nuk e di tezja e bir. Vuante nga anemia. Ishte anemike. Kishte probleme, merrte gjak. Ishte talesemike. Ka kohë që ishte sëmurë. Nuk rrinte dhe aq sëmurë, merrte gjak. Kur u tha që vdiq atje u habitëm,"-thanë për mediat tezet e të ndjerës. 

vdes gruaja ne bashki shpresa cani

Sondazh

Poll