Bota

Serbët në Kosovë heqin barrikadën e parë, rihapet pika kufitare në Merdare

joftimin për hapjen e kësaj rruge, e konfirmoi Policia e Kosovës e cila gjithashtu njoftoi se qytetarët dhe bashkatdhetarët nga tani do të mund të qarkullojnë lirshëm përmes pikës kufitare “Merdar”.

29 Dhjetor 2022, 10:03 Nga a.l
Serbët në Kosovë heqin barrikadën e parë, rihapet pika
barrikadat

KOSOVË- Pas dy ditësh bllokim pika kufitare në Merdare është liruar. Mediat kosovare raportojnë se, barrikadat që kishin bllokuar qarkullimin drejt pikës kufitare përkatësisht në anën e territorit të Serbisë, janë hequr mëngjesin e sotëm. Njoftimin për hapjen e kësaj rruge, e konfirmoi Policia e Kosovës e cila gjithashtu njoftoi se qytetarët dhe bashkatdhetarët nga tani do të mund të qarkullojnë lirshëm përmes pikës kufitare “Merdar”.

Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27 dhjetor 2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim”, deklaron Policia, me një komunikatë zyrtare.

Kjo pikë kufitare ishte bllokuar sepse rreth 2 km brenda territorit të serbisë, serbët lokalë kishin bllokuar rrugën duke bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve drejt kosovës. Në këtë situatë, bashkatdhetarët ishin detyruar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare si ajo në Mutividë e Dheu i Bardhë, duke bërë që të udhëtojnë për qindra kilometra më larg që të hyjnë në Kosovë.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll